E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, mbetet i vrarë gazetari i “Sunday Mirror”

Rupert Hamer ishte një nga gazetarët e stacionuar me trupat amerikane. Ngjarja ndodhi kur ata po shoqëronin një patrullë në veri-perëndim të Navas, kur automjeti i tyre shkeli mbi një minë.

Ndërkohë, i plagosur rëndë ka mbetur edhe kolegu i tij, fotografi Filip Kobern, gjendja e të cilit po paraqitet e qëndrueshme. Nga incidenti mbetën të vrarë edhe një marins dhe një ushtar afgan, ndërsa katër marinsa të tjerë mbetën të plagosur.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›