Erdogan mbërrin nesër në Moskë për një vizitë zyrtare
Gjatë vizitës zyrtare të Erdoganit në Rusi, do të trajtohen mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të bazuar në partneritetin e fuqizuar në shumë dimensione ndërmjet dy vendeve, dhe në traditën e fqinjësisë së mirë.
Në takimet që do të zhvillojë kryeministri turk me udhëheqësit rus, do të trajtohen çështjet që lidhen me energjinë dhe problemet rajonale, si dhe tema ekonomike, që janë në axhendën e të dy vendeve.