Teatri Kombetar, “sofra” qe mbledh 40 teatro boteror Izaura Ndoj
Teatri Kombetar ne kete fillim viti, eshte shnderruar si institucioni fatsjelles per projektet teatrale dhe aktoret shqiptare. Qe ne ditet e para te janarit dyert e TK, u celen per audicionet e shfaqjes “Edipi mbret”, nje projekt mes dy teatrove kombetare te Shqiperise dhe Kosoves. Nderkohe, nje tjeter lajm i rendesishem ne kalendarin artistik, ishte edhe ardhja e regjisorit amerikan John Blondell per komedine “Endrra e nje nate vere” e Shekspirit. Pas dy premierave te reja te Teatrit Kombetar, nje nga projektet me te rendesishme per kete institucion eshte edhe organizimi i Samitit te Pergjithshem te Unionit Evropian Teatror per here te pare ne Tirane. Samiti qe pritet te organizohet ne muajin mars do te mbledhe ne Tirane rreth 40 teatro nga 22 vende te botes. Sipas drejtorit te TK-s Kristaq Skrami, kjo nisme eshte nje nder projektet me te rendesishme te ketij sezoni artistik. “Projekti me i rendesishem i ketij sezoni dhe i gjithe vitit 2013, eshte organizimi ne Tirane i Samitit te Pergjithshem te Unionit Evropian Teatror. Ne kete organizate panevropiane, militojne 40 teatro te subvencionuar nga shteti te 25 vendeve. Ne muajin mars do te vijne ne Tirane 25 delegacione me 2-3 anetare perfaqesues te 25 vendeve evropiane, te cilet perfaqesojne personalitetet me te spikatura te kultures bashkekohore. Kjo eshte nje mundesi e mire per te promovuar, jo vetem institucionin e Teatrit Kombetar dhe artin teatror qe zhvillohet ne Shqiperi, por edhe trashegimine kulturore dhe artistike te vendit”, theksoi Skrami. Sipas tij, pjesemarrja ne kete forum Evropian, sherben si indikator i kultures per ato vende, qe aderojne te behen vende anetare dhe zgjerimi i kufijve permes shkembimeve te vlerave, produksioneve teatrore. “Duket qe ky samit, eshte administrativ, por ka shume lidhje me anen artistike te teatrit. Diskutohet buxheti, projektet e rendesishme qe jane ne bashkepunim dhe aktivitetet e ndryshme te cdo teatri”, thote Skrami. Ne vitin 2009 Teatri Kombetar eshte pranuar zyrtarisht si anetar i Unionit te Teatrit Evropian Konvencional (ETC), nje organizem aktiv i themeluar ne vitin 1988. Asambleja e pergjithshme, e cila u mblodh ne Dresden te Gjermanise, ne date 23 maj, votoi unanimisht pranimin e Shqiperise, akt i cili u nenshkrua nga presidenti i unionit Jean-claude Berutti dhe drejtori i Teatrit Kombetar, Kristaq Skrami. Per teatrin shqiptar, ky akt do te thote, pjesemarrje ne festivale te ndryshme teatrore, bashkeprodhime mes teatrove, qarkullim i vlerave te aktoreve dhe regjisoreve, shkrirjen e tyre, por duke ruajtur identitetin e cdo teatri.
Silvia Plath, shkrimtarja qe theu tabute, vjen ne shqip
Silvia Plath ishte dhe do te mbetet nje “luaneshe” e poezise amerikane te shekullit XX, e cila, me kthetrat e saj, preku aspektet me pikante qe kishin te benin me femren ne vecanti. Shtepia botuese “Naimi” sjell ne shqip, “nje nga ato heroinat e medha klasike”, sic do te shprehej Robert Lowell, ne hyrjen e Ariel (1965). Silvia Plath ishte autore e “nje prej librave poetike me trondites, mallengjyes dhe universal te publikuar ne shekullin XX”, do te shkruante gazeta “Time”. Ajo ka dhene nje kontribut te madh ne thyerjen e tabuve ne vitet 1960, ku ajo solli nje stil krejt te ri ne te shkruar dhe ne tematike. Kjo do ta bente ate te radhitej nder autoret me te vecanta, duke marre parasysh edhe tiparet rrefimtare, qe beri qe te terhiqej me shume vemendja drejt jetes se saj. Studiuesja Arjete Luani ka terhequr vetem nje aspekt te vecantise se saj, qe jane imazhet. Imazhet jane nje nga armet e saj me te forta dhe qe e dallon poezine e saj: “Une duartrokas perdorimin e fjaleve, si mjete per te skalitur imazhe nga ajri i holle dhe per t’iu dhene atyre substance”, ka thene Silvia Plath. Ky liber ka te beje me gruan dhe me kalvarin e saj ne nje shoqeri maskiliste.