E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të kërkojë ndjesë për krimet e familjes së tij

TIRANË- Partia Demokratike reagon pas tryezës së Partisë Socialiste për ish-të përndjekurit politikë. Deputeti i djathtë, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se kryesocilisti Rama duhet të kërkojë ndjesë për krimet e familjes së tij politike dhe asaj biologjike, pasi sic shtoi ai, ky është një dënim për së dytë për të masakruarit nga regjimi.

“Rama duhet të kërkojë fillimisht ndjesë për krimet monstruoze të kryera ndaj shqiptarëve nga familja e tij politike gjatë viteve të diktaturës. Janë mbi 5000 të pushkatuar dhe dhjetra mijra të burgosur. Edi Rama duhet të kërkojë falje edhe për krimet ku është përfshirë drejtpërdrejtë familja e tij biologjike. Dhe jo në vitin e largët 45, por në vitin 88”, deklaroi Kadilli.
Kadilli shtoi më tej se babai i Ramës, Kristaq Rama, “firmosi varjen e Havzi Nelës”.

“Për këdo që mendon se ky është një ekzagjerim ne po ju vëmë në dispozicion sot dokumentin e aktit final që coj në varjen e poetit Avzi Nela, dokument që mban firmën e Kristaq Ramës. Por, Rama nuk kërkon falje, as në emër të familjes së tij politike dhe as në emër të familjes së vetë biologjike. Hipokrizia është një vrasje për së dyti, është një dënim për së dyti”, tha Kadilli në deklaratën e tij”, tha ai.

Sipas tij, Partia Demokratike mbështet të gjithë të përndjekurit politikë.
“Partia Demokratike mbetet forca politike që ka që nga dita e parë e themelimit, në moralin e saj, në frymëzimin dhe në aksionin e saj politik mbështetjen ndaj atyre që u masakruan në 50 vjet terror komunist”, përfundon deklarata.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›