Lezhë, AK: Gjergj me ty fituam Europën, me Berishën e humbëm
LEZHË- Aleanca Kuq e Zi i ka rezervuar një pritje të vecantë kryeministrit Berisha në përvjetorin e 568-të të Besëlidhjes së Lezhës. Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi me parulla “Gjergj me ty e fituam Europën. Me këta e humbëm”, mbështetës të shumtë janë tubuar në rrugët e qytetit.
Aktivistët marshuan në këmbë për disa kilometra, ndërkohë që përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi bënë thirrje që qeveria të anulojë qiradhënien e monumenteve të kulturës.
“Qeveria po shet territore, historinë e kulturë e identitetin. Asnjë vend në botë nuk privatizon kalatë. Pas plazheve dhe parqeve po privatizojnë edhe kështjellat. Stop pazareve me historinë e kulturën shqiptare”,- bëri apel Aleanca Kuq e Zi.
Mbështetës të Aleancës Kuq e Zi u nisën sot drejt Lezhës për të festuar datën e shënuar 2 mars 1444, ngjarje që shënon mbledhjen për herë të parë në një Kuvend të prijësve shqiptarë me qëllim bashkimin e tyre kundër perandorisë osmane që po përparonte në pushtimin e trojeve shqiptare.
Forca të shumta policore tentuan të bllokonin kuq e zinjtë. Aktivistë u tubuan në qendër të qytetit, ndërkohë blutë e Lezhës qëndruan në gatishmëri.
Aleanca Kuq e Zi kishte njoftuar se në orën 13:00 do të zhvillonte një tubim paqesor në qytetin e Lezhës me rastin e përvjetorit të Beslidhjes seë Lezhs, tek sheshi Beselidhja.
Ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar më 28 shkurt refuzimin e lejës për tubim paqësor, të parashikuar më 2 mars, për përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.
Nëpërmjet një dekarate për mediat Aleanca Kuq e Zi deklaroi se i është drejtuar për leje manifestimi policisë dhe Bashkisë së qytetit të Lezhës, ndërkohë akuzoi kryeministrin Berisha se ka dhënë urdhër që të mos lejohet tubimi i kuq e zinjve.
Qyteti i Lezhës përkujtoi sot Besëlidhjen e 2 marsit 1444. Të pranishëm ishin personalitete të larta të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në ceremoni mungoi Presidenti Topi, përfaqësues nga opozita, ndërsa pritej prezenca e Hashim Thacit, por Kosova u përfaqësua nga zëvendsi i tij, Hajredin Kuci.
(el.me/BalkanWeb)