E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikanët e pabesë dhe Kuvendi i Besëlidhjes

Tiranë – Çtë shkruash për Shqipërinë, atje nuk ka lajm, nuk ka asnjë progres, atje ka vetëm sherrnajë dhe perleshje për pushtet mes qeverisë dhe opozitës. Kështu deklaroi një ditë më parë Parlamenti Europian, ndërsa voti raporte vlerësimi për të gjitha vendet e Ballkanit, dhe vetëm për Shqipërinë jo.

Dhe politika shqiptare nuk duroi shumë për t’ia rikonfirmuar publikisht Europës se është pikërisht kështu, se në Shqipëri nuk bëhet asgjë tjetër, veçse palët përleshen çdo ditë për pushtet.

Sot është 568-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, një kuvend historik që shënoi bashkimin jo vetëm të princave shqiptarë por edhe sllave në luftën kundër pushtuesve osmanë. Por, ndërsa osmanllinjtë kanë ikur, në Lezhë vazhdojnë të përleshen tashmë anadollakët shqiptarë.

Për një javë rresht mediat llomotisnin lajme se qeveria nuk i jep leje Kreshnik Spahiut të bëjë një miting tek varri i Skëndërbeut për t’i thënë heroi tonë se Shqipërinë do ta bëjmë kuqezi”, siç e patë ëndërruar ti i madhi Skendërbe.

Ndërsa në ditën e celebrimit të kësaj date historike, Presidenti i Republikës e lëxoi nga zyra e tij fjalimin përshëndetës që duhej të mbanet në Lezhë, pasi në kuvendin e Përcarjes në Lesh, ia kishin hequr të drejtën e fjalës. Propokolli i shtetit thotë se kudo ku shkon, presidenti pritet më ceremoni dhe flet i pari. Por zyra e presidentit pretendenton se nga Protokolli e kanë telefonuar dhe i kanë thenë se kreu i shtetit nuk është parashikuar të flasë në takim. Ndërsa Bashkia e Lezhës si organizatore e tubimit, bëri të ditur se nuk e kanë ndalur të fliste, por ai nuk foli sepse nuk erdhi në ceremoni.

Në këto kushte, Berisha foli sa deshi dhe i tha Skëndërbeut se idealet e tij na kanë frymëzuar brez pas brezi, e madje edhe sot.

Por meqë Besëlidhja lidhet edhe me flamurin, ne Lezhë nuk mund të mungonte sot as Kreshnik Spahiu. Ai donte të bënte një tubim dhe pasi mbaruan Bashkia me Berishën mitingun e tyre, e bëri edhe ai mitingun e tij.

Këta janë politikanët tanë. Ka një mijë herë të drejtë Parlamenti Europian. Çfarë raport-progresi të shkruante në këtë vend? Ç’dreq raporti të besh këtu, kur lajmi më i rëndësishëm këtu është se kush duhet të flasë i pari në Kuvendin e Lezhës. Çfarë raporti të bëjë këtu, kur këtu luftohet edhe se kush ti marrë mikrofonin njëri-tjetrit.  Ashtu si në ditën e Pavarësisë, ku për të qenë në rregull, të gjithë bënë nga një miting më vehte, do të qe mirë që edhe për Lezhën të bënin secili nga një miting dhe të binin rehat.

Mitingu është i imi dhe do flas sa të dua e çfarë të dua- kështu tha një aktiviste, organizatore e një tubimi në mbrojtje të Piramidës, pak muaj më parë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Politikanët lapanjozë dhe kabllogramat e Camorras (Nga Mentor Kikia) Në fshatin tonë ka plasur gallatë e...
  2. Ekspertiza, vendimmarrja dhe politikanët —-Dorian Koçi—- Shekspiri bën një gabim të pafalshëm për klasin...
  3. Nga Lavdosh Ferruni- Plehrat, politikanët dhe “ekspertët” Të ndodhur para një reagimi popullor kundra importimit të plehrave...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›