E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria greke thirrje antishqiptare

Ushtria greke shënoi dje skandalin e radhës në manifestimet zyrtare të mbajtura me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Gjatë parakalimeve në festën kombëtare të Greqisë, ushtarët grekë kanë lëshuar thirrje raciste kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.
"Grek lind, nuk bëhet kurrë, gjakun do derdhim o derr shqiptar", ka qenë një nga thirrjet gjatë manifestimit në Ditën e Pavarësisë në Greqi.
Mesazhet raciste kanë vazhduar me thënien tjetër: "I quajnë shqiptarë, i quajnë skopjanus, rroba do të qep me lëkurën e tyre".
Incienti është raportuar vetëm në disa media greke ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet.
Dy vjet më parë, gjatë një stërvitje në një repart grek, ushtarët i filmuan duke thirrur "do bëjmë litar me zorrët e shqiptarëve".
Edhe në atë kohë, skandali kaloi pa marrjen e masave serioze vetëm me disa ndëshkime të lehta të ushtarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›