E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama t'i përgjigjet akuzave për lejet e ndërtimit


Partia Demokratike ka kërkuar edhe një herë nga kreu i PS-së dhe njëherësh krytar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama të japë shpjegime për pasurinë e tij dhe akuzat se ai merr para në kërkim të lejeve të ndërtimit. Deputeti Ger Bogdani tha se Rama duhet të japë përgjigje për faktet e publikuara se ai përfiton 20 përqind për çdo leje ndërtimi që u jep firmave të ndërtimit. "Rama nuk ndihet i gjallë dhe nuk dihet ku fshihet. çfarë e mundon zotin Rama", pyeti Bogdani.
Ai theksoi se Rama duhet të tregojë se sa është pasuria e grumbulluar në emër të Ramaë dhe partnerëve të tij. Sipas tij, kreu i bashkisë duhet të tregojë sa është numri i lejeve që Rama ka dhënë 12 vitet e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›