PD: Rilindja” e Rames, eshte “Rilindje” e hajduteve
Partia Demokratike kerkoi dje nga Partia Socialiste, shkarkimin e Kryetarit te Grupit te Punes per Ceshtjet Sociale dhe Ndihmen Ekonomike ne Partine Socialiste, Kosta Barjaba. Ne nje prononcim per mediat zedhenesja e PD-se Laura Vorpsi, iu referua lajmeve te botuara ne mediat amerikane, ne te cilat Bajraba dhe gruaja e tij Fatbardha, zedhenese e Keshilltareve te PS ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, rezultojne se jane arrestuar per vjedhje ne nje market ne shtetin e Kalifornise. Pas deklarates se PD-se, kreu i PS-se se Tiranes, Saimir Tahiri deklaroi se Kosta Bajraba nuk ka me cfare kontributi te jap ne PS, ndersa per gruan e tij u shpreh se ka nisur procedura sqaruese ne Komisionin e Garancive Statutore.
PD: Shkarkoni xhepistin Barjaba
“Mediat e vendit, bazuar ne njoftimet zyrtare te policise se qytetit Palo Alto te Kalifornise, njoftime keto te publikuara edhe nga mediat amerikane, njoftuan se Kosta Barjaba Sekretar per Ceshtjet Sociale dhe Ndihmen Ekonomike ne Partine Socialiste, u arrestua pasi u kap duke vjedhur ne mapon e ketij qyteti bashke me bashkeshorten e tij Fatbardha Barjaba zedhenese e Keshilltareve te Partise Socialiste ne Keshillin Bashkiak te Tiranes”, thuhet ne reagimin e PD. Nisur nga kjo ngjarje, PD-se kerkoi distancimi i kreut te PS nga keto akte. “I kerkojme zotit Edi Rama, te shkarkoje menjehere xhepistin e tij nga funksionet e larta qe ai i ka besuar, ne rast se vete nuk ndan trofete, qe ky kleptoman siguron me profesionin e tij. Ky akt i shemtuar eshte produkt i motos se Edi Rames “Te bashkohemi me gjithe funderrinat per te permbysur Sali Berishen”, tha dje zedhenesja e Partise Demokratike. Nga ana tjeter, PD e cileson kete akt si te shemtuar duke shtuar se sekretari i PS-se u faktua se eshte nje xhepist i thjeshte. “Ky akt i shemtuar fakton edhe nje here se “Rilindasit” e neo – bllokmeneve vjedhin, por “me lezet”, sic shprehej njeri prej tyre pak kohe me pare. Kurse Sekretari per Programin e Partise Socialiste per Ceshtjet Sociale dhe Ndihmen Ekonomike, u deshmua se eshte nje xhepist i thjeshte”, thuhet ne reagimin e Partise Demokratike. Zedhenesja e PD-se, Vorbesi u ndal dhe ne menyren sesi eshte pasqyruar ky lajm nga perfaqesuesit e PS-se, duke shtuar se Rilindja Kombetare, qe pretendon Partia Socialiste eshte vetem “Rilindja” e hajduteve. “Partia Demokratike deklaron se, perpjekjet e zedheneseve te Partise Socialiste dhe te mediave qe Rama kontrollon, per te mbrojtur aktin e shemtuar te Sekretarit Kosta Barjaba, deshmon se “Rilindja” e Rames, nuk eshte gje tjeter vecse "Rilindje" e hajduteve”, tha zedhenesja e Partise Demokratike Laura Vorpsi.
PS braktis Barjaban
Partia Socialiste ka reaguar dje ne lidhje me arrestimin e Sekretarit te Programit per Ceshtjet Sociale Kosta Barjaba dhe gruas se tij Fatbardha Barjaba. Deputeti dhe kreu i PS-se se Tiranes ka deklaruar se kontributi i akademikut Barjaba nuk eshte me i mirepritur ne PS. “Ai nuk eshte anetar i Partise Socialiste dhe besoj se normalisht nuk ka cfare kontribuon me tutje, as ne aspektin akademik lidhur me programin tone, nese pozita e tij publike mbetet kjo qe eshte dhe nuk dalin prova te besueshme qe ta ndryshojne versionin zyrtar te kesaj ngjarjeje thellesisht te papelqyeshme”, tha dje kreu i PS-se se Tiranes. Tahiri shprehet se selia roze ka nisur procedurat dhe per gruan e Barjabes. Konkretisht PS-ja do te mbledh Komisionin e Garancive Statusore per te marre nje vendim ne lidhje me Fatbardha Barjaben, pasi vec anetare e Keshillit Bashkiak te Tiranes eshte dhe anetare e Asamblese Kombetare te PS. “Kjo eshte nje procedure e kerkuar nga une si kryetar i PS se Tiranes, duke vleresuar qofte pamundesine qe Fatbardha Barjaba te kontribuoje ne cfaredo roli per PS, ne kushtet kur mbi te rendon nje pozite e papajtueshme me vlerat e familjes sone politike, por qofte duke njohur edhe te drejten e saj per te dhene ne nje instance statutore te partise sqarimet e veta”, thuhet ne deklaraten deputetit te PS-se, Saimir Taihiri.