PD: Socialistët po bllokojnë procesin tek njësia 5
Partia Demokratike denoncoi sot se komisionerët e KZAZ-së 49, që i përket njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet, po bllokojnë procesine numerimit te votave per kryetarin e minibashkise.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj tha se që prej ditës së djeshme, komisionerët, përfaqësues te Partisë Socialiste kanë braktisur detyrën, sipas saj duke marrë me vete edhe vulën, dhe duke e kthyer atë vetëm ditën e sotme.
Sipas Mustafarajt, bllokimi ka nisur vetëm në kohën kur në kutitë për kryetar të minibashkisë, janë gjetur fletë votimi për kandidatin për kryetar bashkie, Lulzim Basha, që sipas saj, numëruesit e PS-së kanë tentuar edhe t’i grisin.
Sipas selisë blu, PS-ja kërkon që të dalë sa më shpejt rezultati për Tiranën, ndërkohë që ajo po bllokon vetë procesin duke lënë hije të errëta dyshimi mbi veprimet e saj.