E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ambasadorët, shpallja e rezultateve sa më shpejtë

Kanë qenë vëzhguesit më të rregullt në KZAZ e Tiranës për të parë më nga afrë numërimin e votave për kryebashkiakun e ri të kryeqytetit. Kanë lëshuar mesazhe për politikanët dhe për qytetarët për të pranuar rezultatin dhe tashmë që gjithcka i ka mbëtur në dorë KQZ-së, ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu, i BE-së Etore Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth, kanë qenë për 30 minuta në një takim me kryetarin e KQZ-së Arben Ristani.
 

Burime nga ky institucion bënë të ditur se një nga temat e bisedimeve mes diplomatëve të huaj dhe kreut të KQZ, kishte të bente me marrjen e një udhëzimi, kjo sa i takon shpalljes së rezultateve. Ndërkohë që ende nuk dihet se cilat kanë qenë këillat e dhëna nga ambasadorët, kreut të KQZ, ku të gjithë sytë e qytetarëve të Tiranës janë drejtuar tashmë nga ai. Pasi është pikërisht ky institucion do të shpallë edhe fituesin e ri dhe kryebashkiakun që do të drejtojë Bashkinë e Tiranës për katër vite me rradhë.
Ndërsa sipas burimeve nuk përjashtohet mundësia që tre diplomatët e huaj Arvizu, Sequi si dhe Wolfarth të kenë diskutuar edhe për tema të tjera që kanë lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit. Ndërkohë që pas daljes nga takimi, ambasadorët nuk kanë preferuar të japin asnjë prononcim në lidhje me këtë takim dhe cfarë është dikutuar aty. Por në deklarata që ata kanë bërë për mediat gjatë numërimit te KZAZ 49, njësia nr. 5, kanë thënë qartë se vota e cdo qytetari duhet të numërohet.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›