E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis mbledhja e KQZ, pritet vendimi për njësinë 5

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e paralajmëruar për në orën 18:00. Në këtë mbledhje pritet të merret nje vendim se si do të procedohet me njësinë bashkiake nr.5 e cila po mban peng rezultatin pëfundimtar për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Procesverbali i KZAZ 49, ne njesine 5 qe ndan edhe fituesin e Bashkise se Tiranes ka mberritur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve pa firmen e komisionereve te djathte pasditen e se henes.

Mesohet se kater anëtaret qe kane shumicen nga Partia Demokratike kane kundershtuar firmosjen e tabeles pasi sipas tyre ne nje proces verbal ka lapsuse ne drejtshkrim.

Nw mbledhjen e sotme te KQZ-se, pritet te miratohet menyra se si do veprohet me tabelat permbledhese te kesaj njesie bashkiake.

Nderkohe qe e majta ka kerkuar mbyllje te shpejte te certifikimit, te djathtet ne KQZ kane deklaruar se do shfrytezojne kohen e percaktuar me ligj per te bere shqyrtimet e nevojshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›