Bruksel, Thaçi: Logoja në fletëvotime kompetencë e KQZ-së
Ka nisur në Bruksel rundi i ri i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Hashm Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic. Mediat njoftojnë se Thaçi kishte mbërriti i pari, kurse Dacic disa minuta pas tij.
Tema të paralajmëruara për këtë rund bisedimesh, i caktuar të fillonte në orën 10:00, janë pamja e fletëvotimeve si dhe çështje që kanë të bëjnë me energjetikën dhe telekomunikacionin.
Edhe raundi i sotshëm ka filluar me takime të ndara të kryeministrave me përfaqësuesen e lartë të BE, Catherine Ashton, e cila raportohet t’i ketë njoftuar ata se kanë në dispozicion për bisedime tërë ditën e sotshme, transmeton Koha.net.
Thaçi, para takimi ka përsëritur qëndrimin se çështja e përmbajtjes, përkatësisht nëse në fletëvotime do të jetë logoja e Republikës së Kosovës, është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se rreth kësaj nuk do të diskutojë në Bruksel.
“Zgjedhjet do të jenë historike, meqë do të zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës, pra edhe në pjesën veriore të vendit ku serbët përbëjnë shumicën”, u ka thënë Thaçi gazetarëve në Bruksel, duke shtuar se ato do të zhvillohen sipas ligjeve të Kosovës dhe se në to do të marrin pjesë sa më shumë serbë.
(BalkanWeb)