PD Ti hiqet mandati Fidel Yllit

Për herë të dytë brenda dy vjetësh, deputetët e Partisë Demokratike i
kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese
vendimin për heqjen e mandatit të një tjeter deputeti socialist.
Në një njoftim zyrtar thuhet se "një grup deputetësh demokrate kane konstatuar papajtueshmerine me Kushtetuten te mandatit te deputetit socialist Fidel Ylli.Sipas demokratëve zoti Ylli ka shkelur nenin 70 te Kushtetutes, pasi ne dhjetor te 2009-es, kur ai kishte disa muaj qe ishte shpallur deputet, kishte ne pronesi nje radio.
Demokratet thone se frekuencat e radiove dhe televizioneve jane pasuri publike dhe kushtetuta e ndalon qe deputetet te kryejne veprimtari fitimprurese, qe buron nga pasuria e shtetit. Sipas deputeteve te mazhorances, pas katër muajve në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, deputeti socialist Fidel Ylli ka bere një shitje fiktive të radios, duke e kaluar atë në pronësi të së motrës, në fund të dhjetorit 2009.
Demokratet thone se rasti i deputetit Fidel Ylli është shumë i ngjashëm me atë të ish-kolegut të tij Ilir Beqja, i cili humbi mandatin e deputetit, pasi gjykata Kushtetuese pranoi argumentat e demokrateve se ai kishte perfituar fonde nga pushteti lokal, edhe pasi kishte marre mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.