Mandati i deputeteve Kushtetuesja nis shqyrtimin

Papajtueshmeria e mandatit Kushtetuesja Kemi interpretuar nje here nenet e kerkuara. Nis shqyrtimi PS kerkon interpretimin e 4 neneve
Gjykata Kushtetuese mori dje ne shqyrtim kerkesen e 37 deputeteve te Partise Socialiste te cilet kerkojne interpretim te kater neneve te Kushtetutes perkatesisht nenet 69 70 71 dhe 72 qe kane te bejne pazgjidhshmerine e deputetit dhe papajtueshmerine e mandatit te tij. Deputeti socialist Damian Gjiknuri paraqiti pretendimet e socialisteve ndersa pohoi se nisma e tyre erdhi pas publikimit ne media te fakteve lidhur me 5 deputete te PD-se qe sipas tij kane shkelur ligjin. PS pretendon se deputetet e PD-se Lefter Maliqi Gerti Bogdani Ndue Paluca Bedri Hoxha dhe Besnik Dushaj kane ushtruar funksionet e meparshme ne pushtetin vendor nderkohe qe kandidonin per deputete. Anetaret e Kushtetueses kerkuan sqarime pse PS kerkon interpretim te atyre neneve qe jane interpretuar nje here nga ky institucion. Gjiknuri tha se nuk ishte ne dijeni te ketyre vendimeve ndersa shtoi se pretendimet e socialisteve kane dale pas berjes publike te nje sere faktesh te reja. Nderkohe qe Kuvendi si pale e interesuar ka kundershtuar keto pretendime duke theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk mund te beje interpretim te neneve te interpretuara me pare. Nderkohe eshte shtyre per mesditen e sotme nje tjeter mbledhje e Gjykates Kushtetuese ku pritet te degjohet qendrimi i Kuvendit lidhur me materialet shtese te paraqitura nga pala kerkuese.
Seanca
Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e kerkeses se socialisteve per interpretim te kater neneve te Kushtetutes. PS kerkon keto momente kryesore Kur fillon ushtrimi dhe efekti juridiko-kushtetues i mandatit te deputetit ne momentin e dhenies se mandatit nga KQZ para apo pas berjes se betimit Cilat jane llojet e papajtueshmerise Ku ndodhemi ne rastin e papajtueshmerise se funksionit te deputetit me nje nga rrethanat qe parashikon kushtetuta dhe cilit legjislacion duhet ti referohemi ne konstatimin e konfliktit te interesit dhe papajtueshmerise Kushtetutes apo ligjit per konfliktin e interesit Deputeti Damian Gjiknuri kujtoi se ne 1 dhjetor nje grup deputetesh te Partise Demokratike i ka bere kerkese Kryetares se Kuvendit per fillimin e procedurave te parashikuara ne nenin 70/4 ndaj Ilir Beqes. Ndersa ne 28 shtator 2010 ILDKP njoftoi fillimin e hetimin per konfliktin e interesit ndaj Beqes nisur nga faktet publike. Ne seanca plenare te 14 dhe 21 tetorit dhe ne mbledhjen e 16 tetorit te Keshillit te Mandateve u paraqiten dokumente dhe pretendime per ekzistencen e kushteve te pazgjidhshmerise per nje numer deputetesh te mazhorances se sotme te cilet kishin ushtruar funksionet e te zgjedhurit vendor gjate kohes se fushates zgjedhore. Behet fjale per 5 deputete aktuale. Keto te dhena faktohen edhe nga deshmite e dhena ne ILDKP - tha Gjiknuri. Mbi bazen e fakteve te paraqitura ai kerkoi interpretim te neneve 69 70 71 dhe 72. Por anetari i Kushtetueses Vladimir Kristo kujtoi se gjykata ka bere nje here interpretim te neneve 69/1 por dhe 70/1 71/c c dh dhe nenit 72. Nuk jeni dakord me interpretimin e pare. Per ta cuar me tej pyetjen i qendroni kerkeses - kerkoi sqarime Kristo. Ligjvenesi socialist pohoi se i qendronte kerkeses se paraqitur sepse kishte fakte shtese. I qendrojme asaj qe kemi kerkuar qe lidhet me ngjarje konkrete dhe fakte konkrete. Nuk kerkova interpretim se kur mbaron mandati i Kuvendit apo elemente te tjere qe permendet. Ka pasur nje debat politik dhe une ne do ndodheshim prape ne nje kerkese per Gjykaten Kushtetuese dhe prape do duhej interpretim - deklaroi Gjiknuri. Ndersa Kuvendi nga ana tjeter mbeshteti ceshtjen e ngritur nga gjyqtaret duke pohuar se nuk mund te kerkohet interpretim per ceshtje te trajtuara nje here. Po ashtu sipas perfaqesuesit te Kuvendit Lulzim Lelcaj mandati i 140 deputeteve eshte verifikuar nga Keshilli i Mandateve ne nje kohe qe PS nuk ka derguar asnje pretendim ne kete keshill. Ai shtoi se kerkesa e socialisteve behet vetem per te interferuar ne nje tjeter ceshtje.