E Martë, 3 Nëntor 2026

PD: Vidhet zyra elektorale në Cërrik. Policia: Nuk janë konstatuar thyerje

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Sekretarja e degës së Partisë Demokratike në Cërrik ka kallëzuar në polici se është vjedhur zyra elektorale.

“Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor”, njoftoi policia.

Policia informoi se nga “këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit”.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›