Shkodër, shtetasi amerikan vret bashkëjetuesen

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Një shtetas amerikan ka vrarë bashkëjetuesen e tij në Shkodër.
Policia informoi sot se “rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.”.
Sipas Policisë, “në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse”.
Policia po ashtu informon se autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, B. S., 57 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
/r.e/a.f/