Bosnja nuk mund ta njohë Kosovën

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Haris Silajdzic ka deklaruar për radion BBC se njohja e Kosovës nga Bosnja nuk është e mundur për shkak të mënyrës se si funksionon shteti boshnjak.
Pavarësia e Kosovës nuk është diskutuar asnjëherë nga autoritetet e Sarajevës, pasi siç thotë ai, çdo debat për këtë çështje do të ishte e kotë.
“Ne nuk e kemi pasur kurrë në rendin e ditës njohjen e Kosovës, për shkak se me përbërjen që kemi, njohja e Kosovës nuk do të ishte e mundur, prandaj vendosja në rendin e ditës së çështjes së Kosovës do të nënkuptonte hapjen e një debati pa kurrfarë rezultati”, ka deklaruar Silajdzic.