E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD akuza PS per bllokim te punes per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit

Bashkëkryetari demokrat i grupit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, Jemin Gjana dekalroi se socialistët po bllokojnë këtë reformë duke sjell propozime antikushtetuese. Këto propozime të konsideruara si provokim  nga ana e demokratëve vijnë ndesh me marrëveshjen e 14 nëntorit 2011. Gjana tha se socialistët kërkojnë gjithashtu kthimin e kaosit në Kuvend, duke e hequr mundësinë për penalizimin deputetëve që thyen rregullat e disiplinës. Demokratët janë të gatshëm për bashkëpunim, në respekt të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe marrëveshjes së vitit të shkuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›