E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dite pozitive per euron

Ditë pozitive për monedhën e përbashkët europiane. Euro i është rikthyer sërisht ngjitjes në raport me shportën e valutave ndërkombëtare duke arritur maksimumin në dy muaj. Sëfundmi euro është forcuar ndaj monedhës amerikane, dollarit në kuotën e 1,3339 dhe pritet, sipas ekspertëve, të arrijë edhe nivelin kyc në 1.34 dollarë.  Sipas ekonomistëve nëse arrihet niveli mbi 1,34 dollarë atëherë mund të rinisë një valë tjetër blerjeje për monedhën euro. Gjithashtu monedha e Eurozonës ka fituar terren edhe ndaj jenit japonez  me 1% duke thyer rekordin e muajit nëntor në 107,95 yen. Edhe në tregun tonë valutor gjatë këtyre ditëve euro u është kthyer sërish niveleve të mëparshme. Aktualisht 1 euro këmbet në kursin e këmbimit me 1,40 lekë. Pas situatës që tashmë duket se është cbllokuar lidhur me borxhin grek, mund të mendohet se më në fund monedha europiane po shkon në trend rritës ndaj valutave të tjera, përfshirë këtu edhe monedhën britanike stërlinën. Në arenën europiane të dhënat e fundit mujore të statistikave kombëtare flasin se ekonomia gjermane ka qëndruar në linjë me pritjet e analistëve  në rritje me 1,5% . Në Francë besimi i konsumatorëve për muajin shkurt  është rritur në kuotën e 82 pikëve. Në Spanjë cmimet e prodhimeve industriale për shkurtin rezultojnë në rritje me 0,8%. Ndërkohë përtej kontinentit, dollari amerikan vijon të mbetete në minimum për shtatë javë në radhë kundrej valutave të tjera botërore. Ndikon mbi këtë performancë të dollarit perceptimi se FED mund të mbaj një politikë monetare më të ngushtë se ajo e BQE, fakt ky që duket se do të rrisë inflacioni dhe do të ndihmojë euron të fuqizohet edhe më tej pas dy muajsh në rënie. Ndërkohë edhe nga tregu financiar europian java mbyllet me sinjale pozitive. Në bursën europiane pas tre ditëve me shifra negative, në pjesën më të madhe të indekseve të Europës janë rregjistruar rritje, kryesisht në listën e Frankfurtit, Parisit dhe Milanos. Gjithashtu ekspertët shprehen në favor të monedhës europiane edhe për javën e ardhshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›