E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, PS publikon itinerarin

TIRANE- Partia Socialiste ka publikuar itinerarin që do të ndjekin protestuesit në demonstratë. Demonstruesit pritet të tubohen tek disa rrugë kryesore dhe më pas do të marshojnë dhe do të bashkohen në qëndër nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në të gjitha pikat do të ketë grumbullime në 13.30 dhe demonstruesit parashikohet të mblidhen në qendër në orën 14:00.

Kështu tubimet do të nisin nga Stacioni i Trenit dhe Bulevardi “Zogu i Parë”, tek 21 Dhjetori dhe Rruga e Kavajës, tek Pallati me shigjeta tek Unaza e re dhe tek fakulteti I Histori-Filologji tek Rruga e Elbasanit. Nga këto pika, demonstruesit do kenë pikë të përbashkët takimi pranë qëndrës, dhe më pas do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.PS ka theksuar se në demonstratë janë të ftuar të marrin pjesë të gjtihë qytetarët pavarësisht bindjeve politike, me qëllim pasjen e një shteti dhe jo shtet të pushtetarëve.

Po ashtu Opiozita e Bashkuar ka theksuar se nuk do të mbahen fjalime politike, pasi demonstrate do të jetë e popullit dhe jo partiake.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›