PD ankimon në Apel, vendimin që i njohu të drejtën për drejtimin e selisë blu, Komisionit të Rithemelimit të Berishës

PD ka ankimuar vendimin e marrë 10 ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, që i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të Berishës, që të drejtojë Partinë Demokratike, duke njohur ndryshimet në Statut të bëra më 11 dhjetor 2021.
Zoti Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të PD, ka firmosur ankimimin ndaj vendimit të marrë më 25 mars nga gjyqtari, Agron Zhukri. PD, paralisht me ankimimin, disa ditë parë, ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Zhukri.
PD kërkoi sot nga Gjykata e Apelit prishjen e vendimit të datës 25 mars, si dhe pushimin, ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.