E Enjte, 5 Nëntor 2026

PS pritet tu ndërpresë mandatin, të 61 kryetarëve socialistë të degëve në të gjithë Shqipërinë

Kongresi i PS, i cili do të mblidhet me datë 9 prill 2022, përveç miratimit të ndryshimeve në statut, duket se do të njihet edhe me projektvendimin për ndërprerjen e mandatit të 61 kryetarëve socialistë të degëve në të gjithë Shqipërinë. Ndërprerja e mandatit pritet të  miratohet në kongresin e PS. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të socialistëve në rrethe, mësohet se do të zhvillohet në periudhën nga data 1 Maj, deri më 15 Qershor 2022.

Pr/vendimi

V E N D O S I:

Të ndërpresë mandatin  4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e  procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin  e këtij vendimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›