E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkëpunimi gjermano-ukrainas në prodhimin e armëve, Kremlini: Nxit luftën

Të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm e ka konsideruar Rusia, vendimin e Gjermanisë për të ndihmuar Ukrainën të zhvillojë armë të reja me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektiva në territorin rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se sipas tij, rezultati i vetëm i këtij vendimi është nxitja e mëtejshme e luftës në Ukrainë.

“Ky është një trend shumë i rrezikshëm, një qëndrim i papërgjegjshëm që Gjermania po mban”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të mërkurën gjatë një vizite me presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Berlini do ta ndihmojë Kievin të zhvillojë armë të reja me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektiva në territorin rus.

Lidhur me një raund të ri negociatash midis Moskës dhe Kievit, Peskov theksoi se kjo mund të ndodhë përsëri në Stamboll.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›