PD ankohet ne Kolegj per mandatet e pamiratuara te Keshillit Bashkiak te Tiranes
Partia Demokratike depozitoi rreth orës 14.00 ankimimin në Kolegjin Zgjedhor të Apelit për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ankimimi i demokratëve, mbërriti pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të miratojë shpërndarjen e mandateve të Këshillit, për shkak se nuk arrit shumica e cilësuar prej 5 votash.
Opozita kundërshtoi të hënën miratimin e tabelës përfundimtare për Këshillin Bashkiak pasi juristëve të saj aty nuk u shtuan votat e gjetura në kutitë e tjera, edhe pse ato nuk do të kishin asnjë ndikim në shpërndarjen e mandateve.
Pikërisht tek kjo pikë, janë mbështetur dhe demokratët të cilët u shprehen në favor të miratimit të tabelës, sipas së cilës Aleanca për Qytetarin do të ketë 28 anëtarë në këshill, ndërsa Aleanca për të Ardhmen 27.
Më 8 korrik, Kolegji Zgjedhor shqyrtoi një çështje te ngjashme, teksa vendosi për shpërndarjen e mandateve të këshillave të minibashkive të Tiranës.
Në atë rast, Kolegji i dha të drejtë Partisë Demokratike.