Këshilli Bashkiak, PD dorëzon ankimimin në Kolegj
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për konstituimin e Këshillit Bashkiak.
Në ankimimin e saj, PD-ja kërkon shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak për Tiranën, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga KQZ-ja.
Ndërkohë ditën e djeshme, KQZ-ja nuk arriti të miratojë ndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, pasi anëtarët e opozitës nuk votuan dhe nuk u arrit kuorumi i nevojshëm prej 5 votash.
Këshilli Bashkiak i Tiranës është i përbërë nga 55 këshilltarë. Nga zgjedhjet e 8 majit, koalicioni i djathtë ka 28 këshilltarë dhe ai i majtë 27 këshilltarë. Brenda koalicionit të djathtë, 19 këshilltarë i ka PD-ja, 5 këshilltarë i ka fituar LSI-ja, 2 PDIU-ja dhe nga një PR dhe PLL. Në koalicionin e majtë, 25 këshilltarë i ka fituar PS-ja dhe nga një PDS dhe PSV 91.