Berisha Hiqen per 3 vjet taksat per cdo te ri te punesuar
Kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar në një mesazh në “Facebook”, heqjen e taksave për 3 vjet, për çdo të ri të punësuar. Shefi i ekzekutivit shkuar se për një nxitje të rëndësishme të punësimit të të rinjve, qeveria do vendosë javën në vijim heqjen e çdo takes. Sipas tij, do të hiqen taksat për sigurimet shoqërore, shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat personale, si dhe shpenzimet për kualifikimin për çdo të ri që do të punësohet në sektorin privat.
Reduktimi i taksave dhe heqja e një kategorie të caktuar, është në qendër të politikave qeveritar. Kryeministri Berisha mbyll mesazhin e tij duke thënë se, mazhoranca i mban premtimet e bëra.