Patriarku Irinej inaugurohet ne Peje - shteti i Kosoves slejon ekstremistet por slejohet as vete te marre pjese ne ceremoni
Ne Patrikanen e Pejes ka nisur ceremonia e inaugurimit te patriarkut Irinej. Presidenti i Serbise Boris Tadiq eshte nje nga lideret serbe qe po merr pjese ne ceremoni pasi sic eshte thene ka marre leje per te hyre ne Kosove permes zyres se Perfaqesuesit te BE-se ne Beograd. Por nuk jane lejuar te shkojne ne Peje dy lidere opozitare Velimir Iliq i Partise Serbia e Re dhe Tomislav Nikoliq - Partia Serbe e Progresit meqe nuk kane pasur leje per te vizituar Kosoven ne cilesine e zyrtareve. Kthimi i Iliqit konfirmohet per Radion Evropa e Lire nga zedhenesi i Policise se Kosoves Brahim Sadriu. Velimir Iliq eshte kthyer ne oren 940 ne Merdare. Ai ka qene me dy persona te tjere. Ai eshte zene ne Leposaviq por eshte nxjerre jashte nga territori permes pikes kufitare ne Merdare tha Sadriu.
Qeveria e Kosoves dite me pare ka thene se kur eshte fjala per vizita te karakterit fetar do te jete fleksibile duke lejuar hyrjen ne Kosove te zyrtareve te larte serbe. Megjithate sikur heret tjera eshte kerkuar qe te respektohet karakteri i vizites dhe te mos jepen deklarata politike. Policia e Kosoves njoftoi se jane te pakten 2500 qytetare qe kane ardhur nga Serbia per te marre pjese ne ceremonine e inaugurimit te patriarkut Irinej. Plani operativ per kete dite eshte hartuar ne mes te Policise se Kosoves asaj te EULEX-it dhe KFOR-it. Zedhenesi i KFOR-it Hans-Dieter Eumlichter i tha Radios Evropa e Lire se siguria eshte ne nivelin e duhur. Mendoj se cdo gje po shkon ne rregull sa i perket sigurise. Ne po ofrojme siguri per te gjithe njerezit perfshire ketu edhe mysafiret e larte. Po ofrojme siguri edhe per presidentin. Po i ndihmojme Policise se Kosoves dhe EULEX-it qe po ofrojne sigurine jashte ndersa ne ofrojme sigurine brenda manastirit ku po zhvillohet ceremonia tha Eumlichter.
Lehtesim ne organizimin e ceremonise dhe arritjen e marreveshjeve ne lidhje me te ftuarit dhe mbarevajtjen e ngjarjes fetare ka ofruar ambasadori grek ne Prishtine i cili tash nje kohe ndermjeteson mes Kishes Ortodokse Serbe dhe institucioneve te Kosoves.
Inaugurimi i sotem i patriarkut Irinej eshte i treti me radhe meqe ai ka mbajtur dy ceremoni te tilla ne muajin janar ne Beograd kur edhe ka marre detyren e kreut te Kishes Ortodokse Serbe. Kjo eshte hera e pare qe nje ceremoni e tille inauguruese e krereve ortodokse serbe mbahet ne Kosove qe nga shpallja e pavaresise.
Ndonese Policia e Kosoves nuk ka marre asnje kerkese nga zyrtare te Serbise per sigurimin e tyre gjate dites se sotme ne inaugurimin e patrikut Irinej ne Patrikanen e Pejes ajo ka angazhuar rreth 900 zyrtare policor te cilet se bashku me KFOR-in dhe EULEX-in. Zyrtare te EULEX KFOR-it dhe policise kane thene se do te ndermarrin te gjitha masat e nevojshme per sigurimin dhe garantimin e plote te sigurise duke perfshire edhe percjelljen e grupeve apo delegacioneve te ndryshme qe do te vijne ne Kosove.
...