E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD do të konkurrojë në katër komuna

Drejtuesit e PD-së, në një konferencë për media, të mërkurën, kanë bërë të ditur se kjo parti do të garojë në procesin zgjedhor si subjekt i mëvetësishëm politik dhe mbetet e hapur për bashkëpunim ndërpartiak në rrethin e dytë të zgjedhjeve vendore për kryetar të komunave.

Partia e Drejtësisë është e bindur se me kualitetin e padiskutueshëm të kandidatëve të saj të mbështetur në dispozitat unike programore të PD-së, do të vazhdojmë rrugëtimin e pandalshëm të përfitimit të besimit të qytetarëve të Kosovës në funksion të shtetëndërtimit sa më të suksesshëm si dhe jetës më të mirë për ta.

Pas certifikimit të kandidatëve të paraqitur nga ana e KQZ, Partia e Drejtësisë do të bëjë edhe prezantimin publik të kandidatëve për kryetar të komunave dhe bartësit e listave në të gjitha komunat ku PD merr pjesë në garën zgjedhore.  (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›