E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, dy propozime për reformën zgjedhore

Të paktën, ky është një nga propozimet më të fundit të Partisë Demokratike, në kuadër të bashkëpunimit me opozitën për reformën e re zgjedhore. Një pikë tjetër e publikuar nga “G.SH”, ka të bëjë me listat e zgjedhësve që parashikohet të kenë një kod të ri dhe adresë të saktë.

Disa nga propozimet e demokratëve kanë si bazë të tyre rekomandimet e fundit të OSBE-ODIHR-it. PD-ja kërkon t'i parashtrojë sugjerimet e saj për ndërhyrjen në kod në një tryezë të përbashkët pozitë-opozitë për trajtimin një nga një të rekomandimeve të raportit të OSBE-ODHIR.

 PD-ja rekomandon ngritjen e një komisioni parlamentar gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore duke shprehur të gjithë vullentin për të bërë të gjitha kompromiset e nevojshme, në mënyrë që opozita shqiptare të gjejë hapësirat më të mëdha, për të realizuar ato që ajo mendon se i shërben sistemit zgjedhor.

Një tjetër propozim i partisë në pushtet është që ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias të asistojë në këtë proces, në interesin më të mirë të një reforme, e cila duhet të përputhet tërësisht me standardet ndërkombëtare./Start/

                                                                                             2011-08-17 08:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›