Riker sot viziton Kosovën, takim me Thaçin
PRISHTINE- Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker ndalet sot per nje vizite ne Kosovë.
Mësohet se axhenda e tij përfshin takimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe liderë të komunitetit fetar serb.
Riker dje ka qëndruar në Shkup, ku nga zyrtarët maqedonas ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit me Greqinë.
Gjate takimeve te djeshme ai ka shprehur shqetesim per situaten e tejzgjatur e pa zgjidhje per kete problem, duke theksuar se Maqedonia nuk është duke ecur në rrugën e duhur.