Familjarët tërheqin trupin, koka e Liljana Arapit su gjet
KORCË- Familjarët e Liljana Arapit, gruas 42 vjecare që u masakrua nga i moshuari me të cilin jetonte kanë tërhequr mëngjesin e sotëm trupin e saj nga morgu i qytetit.
Pas disa ditë kërkimesh, koka e viktimës nuk është gjetur dhe duket se familjarët janë dorëzuar për të bërë sot ceremoninë e varrimit.
Gruaja 42-vjeçare u masakrua javën e kaluar dhe u hodh në një vendgrumbullimi mbeturinash në Korçë, pasi trupi i saj u nda nga koka e gjymtyrët.