PD e Elbasanit Shtabi i Qazim Sejdinit prish posterat e Durim Hushit
Partia Demokratike, dega Elbasan ka dënuar sot atë që ajo e cilëson si akte presioni që bëhen nga shtabi i kandidatit Qazim Sejdini, ndaj zyrës elektorale nr. 5 në lagjen “11 Nëntori”, por edhe për grisjen e posterave të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Durim Hushi.
Sipas PD-së së Elbasanit, persona që kanë lidhje të drejtpërdrejta me Sejdinin, por edhe punonjës të Policisë bashkiake, jo vetëm që kanë bërë bllokimin e drynave të lokaleve ku ushtron aktivitet një shtetas elbasanas, i cili ka vënë në dispozicion të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Durim Hushit ambientet e tij, por edhe duke lëvizur me makina pa targa, grisin posterat e kandidatit tonë Durim Hushit.
Partia Demokratike i bën të ditur opinionit elbasanas, por edhe vetë Qazim Sejdinit, se veprime të tilla janë në kundërshtim me etikën e një fushate elektorale dhe respektimin e kodit zgjedhor, po aq sa edhe janë të dënueshme për një fushatë me frymë paqësore.