E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetja per gjyqesorin nenshkruhet marreveshja me USAID dhe IFC

Nënshkruhet në Ministrinë e Drejtësisë marrëveshja e bashkëpunimit midis USAID-it, Gjykatës së Durrësit dhe Fondacionit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për të vijuar mbështetjen dhe zgjeruar bazën e shërbimeve të ndërmjetësimit në këtë gjykatë.

Në ceremoni morëm pjesë zëvendës/ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Mustafaraj dhe përfaqësuesit e IFC e USAID NË Shqipëri.

Ceremonia synonte evidentimin e rezultateve të arritura nga programi dhe kalimin e stafetës tek një program tjetër mbështetur nga USAID, që synon thellimin e kësaj nisme në bashkëpunimin me gjykatat.

Programi për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri është 5-vjeçar dhe synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata, konsolidimit të rolit mbikëqyrës dhe antikorrupsion të organizatave të shoqërisë civile dhe medias, si dhe forcimin e arsimit juridik dhe avokatisë në Shqipëri.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›