PD e PS prezantojnë nismat për pastërtinë e figurës, Alibeaj: Hapja e dosjeve të mos kthehet në luftë politike

PD e PS kanë prezantuar në Komisionin e ligjeve nismat e tyre përkatëse për ligjet që lidhen me garantimin e pastërtisë së figurës për personat me funksione zyrtare e publike.
Deputetja, Ermonela Felaj duke prezantuar dy nisma të socialistëve tha se mbështesin ligjin për autoritetin e dosjeve duke mos lejuar personat që kanë patur bashkëpunime me sigurimin e shtetit të jenë pjesë e jetës publike politike.
Ndërsa kreu i grupit kuvendor demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se pas hapjes së dosjeve qytetarët duhet të njihen me atë çka ka ndodhur gjatë komunizmit, por kurrsesi hapja e dosjeve nuk duhet të përdoret për luftë politike.
Për kalimin në votim të nismave do të merret më tepër kohë pasi ato do të kalojnë edhe në seancën e pyetjeve në komisionin e ligjeve por edhe në konsultime publike.
/rtsh/