Kërkoi informacion për çështjen McGonigal/ Salianji: SHISH i varur nga Rama, Kryeministri bllokon ngritjen e Komisionit Hetimor

Pas shkresave të nisura në drejtim të SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme lidhur me disa pyetje për McGonigal dhe takimet që ky i fundit ka zhvilluar me zyrtarë shqiptarë, ka deklaruar këtë të martë (21 shkurt), se institucionet e drejtësisë nuk kthejnë asnjë përgjigje, pasi sipas tij, janë të varura nga Kryeministri Edi Rama. Sipas Salianjit, kreu i qeverisë ka bllokuar ngritjen e komisionit hetimor për lidhjen e tij me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.
“Shkresa dërguar SHISH tregon se SHISH tanimë është nën kontrollin e kryeministrit. Nëse ka patur takime apo kontakte të drejtuesit të SHISH me Charles McGonigal? Nëse po, në cilat data?
A ka nisur SPAK hetime për këtë çështje? Ka patur Gonigal takime me drejtues të SPAK? Nëse po, kur? Struktura e posaçme anti-korrupsion, edhe sot nuk ka fuqinë të kthejë përgjigje. Prej një muaji të gjithë mediat ndërkombëtare kanë vendosur në fokus aferën Ram-McGonigal. Të gjitha institucionet për shkak të frikës ndaj Ramës kanë frikë të kthejnë përgjigjie. Në Kuvend me urdhër të Ramës është bllokuar kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor. Të gjitha institucionet për shkak të frikës së Ramës dhe hetimit të çështjes McGongial ose heshtin ose nuk kthejnë përgjigje. Me urdhër të Ramës është bllokuar kërkesa për Komisionin Hetimor. Disa institucione po përdoren nga Rama si kamzhik për të goditur ata që dalin nga vatha e tij. Ministri i Brendshëm, nuk është takuar me Gonigal na është thënë nga autoritetet! Shkresa dërguar informativ shtetëror tregon se është në kontroll të kryeministrit”, tha Salianji në një deklaratë për mediat.
/rtsh.al/