E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e Tropojes feston 20-vjetorin e themelimit

Ne qytetin e Bajram Currit eshte perkujtuar 20-vjetori i krijimit te deges se Partise Demokratike per rrethin e Tropojes. Ne ceremonine e rastit kryetari aktual i kesaj dege dhe njekohesisht deputet i Kuvendit Besnik Dusha ka vleresuar kontributin e saj dhe te gjithe banoreve te rrethit ne zhvillimin dhe konsolidimin e demokracise dhe ne arritjet e qeverise se drejtuar nga Kryeministri Berisha. Te pranishmit i ka pershendetur ministri i Mbrojtjes Arben Imami ky i fundit edhe pjesemarres ne mitingun themelues te deges se PD-se per Tropojen 20 vjet me pare. Ne perfundim te ceremonise perkujtimore per te pranishmit eshte shfaqur edhe nje dokumentar u perurua nje ekspozite me foto retrospektive si dhe u zhvillua nje koncert artistik ne mjediset e stadiumit te lojerave me dore te qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›