Fshatrat turistike jo shitje trualli per qiramarresit e rregullt

Ndryshon ligji per pronesine ne zonat turistike. Ne rast shitjeje cmimit te truallit i shtohen detyrimet e pashlyera
Cdo person qe ka marre me qira ne zonat me perparesi turizmin mund te ruaje te njejtat marredhenie me qiradhenesit pa u detyruar te bleje truallin nese ka shlyer ne rregull detyrimet. Ky ndryshim ne ligjin Per rregullimin e pronesise ne zonat me perparesi turizmin eshte miratuar dje nga ekzekutivi. Drafti parashikon gjithashtu qe ne momentin e shitjes se truallit ne keto zona ne cmim do te perfshihen dhe te gjitha detyrimet e pashlyera nga qiramarresit. Ligji i miratuar ne vitin 2009 u jep te drejte personave te stimuluar dhe subjekteve te stimuluar qe te blejne truallin ku eshte ndertuar objekti qe ai ka marre me qira.
Ndryshimet
Personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe kane permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne rast se nuk paraqesin interes per ndryshimin e pronesise se truallit nuk i nenshtrohen procedurave te parashikuara nga ky ligj - thuhet ne nenin 3/1 qe shtohet ne ligjin per fshatrat turistike. Sipas ketij ndryshimi qiramarresit mund te vijojne te ruajne te njejten marredhenie me qiradhenesit duke mos e blere truallin cka parashikon ligjin nr. 10186 date 5.11.2009. Nje tjeter ndryshim qe i behet draftit ka te beje me dokumentacionin qe duhet te paraqesin personat e stimuluar te cilet duhet te lejne truallin. Ne listen e dokumenteve shtohet dhe nje vertetim nga Agjencia Kombetare e Turizmit per detyrimet nga marreveshja e qirase. Po ne nenin 5 te ligjit shtohen dhe pikat tre dhe kater ku perkatesisht sqarohet se 3. Per kerkesat e depozituara nga personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi sipas nenit 5 te ligjit nr. 10 186 date 5.11.2009 Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zona me perparesi turizmin per te cilat ka nisur procedura e shqyrtimit ALUIZNI kerkon nga Agjencia Kombetare e Turizmit dhe nga personi i stimuluar nje vertetim per detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase dhe zhvillimit. 4. Agjencia Kombetare e Turizmit me hyrjen ne fuqi te ketij ligji i dergon ALUIZNI-t listen e detyrimeve te qirase qe kane personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi.. Nderkohe qe pas nenit 15 shtohet neni 15/1 qe parashikon se 1. Per personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe nuk kane permbushur detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne cmimin e kalimit te pronesise mbi truallin shtohet dhe vlera e detyrimeve te prapambetura. Detyrimet e prapambetura llogariten nga Agjencia Kombetare e Turizmit. 2. Te ardhurat nga qirate ndahen dhe perdoren sipas legjislacionit ne fuqi.
Ligji
Ligji nr. 10 186 date 5.11.2009 Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin parashikon se cdo subjekt apo person i interesuar qe do te fitoje titullin e pronesise per ndertimin e tij ne zonat turistike duhet te beje nje kerkese. Ne 10 gusht te vitit te kaluar nisi procedura e plotesimit te kerkeses per kalimin e pronesise. Kerkesa e subjekteve te interesuara paraqitet ne drejtorine qendrore te ALUIZNI-t brenda 60 diteve nga nisja e procedurave. Qeveria ka miratuar edhe nje vendim ku percaktohet se ALUIZNI eshte autoriteti qe lajmeron personat qe preken nga ky ligj nderkohe qe paralelisht percaktohet edhe cmimi i truallit duke operuar sipas hartes se vleres se tokes. Per berjen e pageses eshte lene nje afat 6-mujor qe nga momenti i lajmerimit nga ALUIZNI.
Shtesat ne ligj
Neni 3/1
Personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe kane permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne rast se nuk paraqesin interes per ndryshimin e pronesise se truallit nuk i nenshtrohen procedurave te parashikuara nga ky ligj.
Neni 5
Dokumentet qe duhet te paraqese personi i stimuluar
e. Vertetim nga Agjencia Kombetare e Turizmit per detyrimet nga marreveshja e qirase.
3. Per kerkesat e depozituara nga personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi sipas nenit 5 te ligjit nr. 10 186 date 5.11.2009 Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zona me perparesi turizmin per te cilat ka nisur procedura e shqyrtimit ALUIZNI kerkon nga Agjencia Kombetare e Turizmit dhe nga personi i stimuluar nje vertetim per detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase dhe zhvillimit.
4. Agjencia Kombetare e Turizmit me hyrjen ne fuqi te ketij ligji i dergon ALUIZNI-t listen e detyrimeve te qirase qe kane personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi.
Neni 15/1
1. Per personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe nuk kane permbushur detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne cmimin e kalimit te pronesise mbi truallin shtohet dhe vlera e detyrimeve te prapambetura. Detyrimet e prapambetura llogariten nga Agjencia Kombetare e Turizmit.
2. Te ardhurat nga qirate ndahen dhe perdoren sipas legjislacionit ne fuqi.