E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet e larta rritje taksash per kompanite celulare

Berisha Tarifat stratosferike te rritet taksa per sms-te dhe impulset. Shtrenjtimi i celulareve dhe bankave Berisha Do te ndeshkohen abuzuesit

Shtrenjtimit te celulareve dhe bankave qeveria do ti kundervihet me ndeshkim ndaj cdo abuzimi ne dem te qytetareve. Kryeministri Sali Berisha paralajmeroi dje rritjen e taksave per kompanite e telefonise celulare per shkak te cmimeve te tyre te larta. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave z. Berisha njoftoi se qeveria ka vendosur te nderhyre me ane te politikave fiskale ne dy prej tregjeve ku mendohet se ka abuzime mbi konsumatoret. Duke rritur tatimin mbi fitimin Kryeministri Sali Berisha tha se do te ndeshkohen kompanite qe kontrollojne tregun e telefonise se levizshme.

5.5 eshte kostoja e sms-se dhe ketu eshte fitimi 17. Nuk jane vetem keto tarifa por dhe thirrjet brenda rrjetit jane jashte cdo lloj proporcioni ne rajon dhe ne bote. Zoti minister tatimfitimi do te jete per sms 7 here me i madh 8 here me i madh se ceshte sot. Cdo impuls per biseda do te tatohet ne proporcion me heret qe eshte mbi rajonin - tha Berisha.
Gjate mbledhjes se qeverise pervec kritikave per politikat e ndjekura nga keto biznese Kryeministri Berisha ka deklaruar se tatimi mbi fitimin qe do te aplikohet ndaj tyre do te rritet ne perputhje me normat e larta te fitimit.
Kryeministri Berisha ditet e fundit eshte perqendruar tek masat qe qeveria do te marre ndaj kompanive qe abuzojne me fitimet dhe u vendosin qytetareve shqiptare cmimet me te larta ne rajon. Kryeministri Berisha konsideroi dje se sherbimi celular ndaj qytetarit ne vend eshte teper i larte per xhepat e shqiptareve dhe se per kete arsye qeveria do te marre masa ndaj operatoreve mobile. Berisha theksoi se qeveria nuk ka mundesi te kerkoje uljen stratosferike te cmimeve por mund te veproje me taksa.
Cmimet jane stratosferike. Keta e shesin mesazhin 100 leke nuk eshte se vetem keto tarifa por edhe thirrjet brenda rrjetit jane jashte cdo lloj proporcioni ne Evrope e bote mirepo shume here jane keqperdorur. Por nuk mundet qe nje qeveri te nderhyje ndaj qeveria do nderhyje ne takse.
Ne kete pike Berisha kerkoi nga ministria perkatese qe tatimfitimi per cdo sms te behet 7-8 here me i madh. Gjithashtu - tha Berisha - cdo impuls per biseda do te tatohet.
Kreu i qeverise theksoi se monitorim do te kete dhe tek bankat.
Por sic tha Berisha te gjithe keta hapa vijne me dy qellime kryesore i pari suksesi i operatoreve celulare dhe bankave ne vend dhe njekohesisht qellimi i dyte mbrojtja e qytetarit per te cilen qeveria ndermerr nje sere masash mbrojtjeje. Nderkohe te dhenat tregojne se shqiptaret paguajne pagesa te medha dhe ne shume raste te kota ne sportelet e bankave te nivelit te dyte. Vec guvernatorit te Bankes Qendrore Kryeministri i kerkoi ministrit te Financave qe te nderhyje ne tregun bankar. Ne menyren me te perseritur eshte insistuar te rishqyrtohen fi-te. Kredite perbejne 2 te te ardhurave te bankes mirepo jane atmosferike dhe jane nje pengese shume serioze ne perhapjen e kultures bankare ne kete vend. Tatimfitimi do te rritet ne proporcion me heret e fi-ve me te larta tha Berisha. Nuk dihet se sa do te reflektohen keto nderhyrje te konsumatoret. E sigurt eshte qe qeveria do te kete me shume te ardhura por nuk dihet nese operatoret celulare dhe bankat do te pranojne te ulin fitimet apo te pranojne te paguajne tatim fitim pa ndryshuar cmimet.

Une dua te garantoj operatoret celulare dhe bankat e vendit se kjo qeveri ka vetem nje qellim suksesin e tyre Kjo qeveri nga ana tjeter pa cenuar aspak suksesin e tyre eshte e detyruar te mbroje qytetaret e vet nga pasojat e oligarkise. Kjo situate eshte e papranueshme ndaj i ftoj kompanite te kene partneritet dhe te kene nje kod etik moral - theksoi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›