PD e shqetësuar me numrin e narkomanëve

Partia e Drejtësisë (PD) ka shprehur shqetësimin pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili pasqyron Kosovën si vend me rritje të tregut të drogës.
Zyrtarë të kësaj partie, kërkuan sot në një konferencë me gazetarë, nga Qeveria e Kosovës të ndajë fonde shtesë për luftimin e grupeve të trafikut të drogës.
Jeton Svirca, nënkryetar i PD-së, tha se sipas raportit të UNICEF-it i rreth 20 mijë persona në Kosovë janë përdorues të drogës, kryesisht të heroinës. Sipas tij, shqetësuese janë të dhënat se kjo sasi e drogës përdoret nga adoleshentët dhe studentët.
Sipas tij, për parandalimin e dukurive negative, nuk nevojiten vetëm ligjet, por duhet pasur edhe vullnet politik dhe moral.
“Mirëpresim veprimet e Policisë së Kosovës e cila po vazhdon të bëjë përpjekje për të luftuar tregun e drogave, por, njëkohësisht, ajo ka nevojë për angazhim dhe mbështetje shumë më të madhe. Ndonëse Ministria e Punëve të Brendshme e ka hartuar strategjinë kombëtare kundër përdorimit të narkotikëve në korrik të vitit 2009, sipas ministrisë asaj i duhen ende mjetet për ta zbatuar atë në tërësi”, ka thënë Sfirca.
PD kërkon nga organet shtetërore të Kosovës që të shtojnë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar për luftimin e kësaj dukurie.