E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakerat serbë sulmojnë ueb sajtin e Topit

Vazhdon lufta virtuale ndërmjet hakerave shqiptarë dhe atyre serbë. Pas sulmit të hakerave serbë ndaj ueb sajtit te Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë, hakerat nga Kosova iu kundërpërgjigjen me thyerjen e ueb sajtit te Presidentit të Serbisë, Boris Tadic, të cilin e kishte shfrytëzuar gjatë kampanjës për zgjedhjet presidenciale në këtë vend.

Ndërsa hakerat serbë në orët e mbrëmjes të së mërkurës, sulmuan ueb sajtin zyrtar të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi http://www.president.al//.

Siç njofton Top Channel, në ueb sajt janë vendosur simbole serbe, si dhe është kundërshtuar pavarësia e Kosovës.

“Kemi vendosur t’iu godasim aty ku dhemb me shumë. Kështu duhet të jetë. Dhe po, Kosova është Serbi”, thuhet ne mesazhin e hakerave serbë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›