Sali Shehu: Në PD tashmë nuk ka vend për të djathtët e vërtetë
Ish-deputeti demokrat Sali Shehu, i dekretuar nga presidenti për kryetar te KLSH-se por i rrezuar nga mazhoranca ne parlament, thotë se vota kundër e kolegeve te tij është pasoje e klimës kritike qe ka lindur ne PD.
Ne te paren interviste pas rrëzimit nga Kuvendi, zoti Shehu shprehet për Vizion Plus se bashkimi i votave PDPS kundër tij, dëshmon se lidershipi aktual demokrat nuk i përket më te djathtes. Veç keqardhjes për qëndrimin e shume kolegeve ne radhët e partisë, me te cilët ndau shume vështirësi kryesisht kur e djathta ishte ne opozite, Sali Shehu ndjehet shume i fyer nga sulmet ne media qe i ka bere kryetarja e Kuvendit. Duke besuar se e djathta ne Shqipëri kërkon operacion me te thelle për tu reformuar, zoti Shehu mendon se e ardhmja politike ne PD është gati e pamundur. Por seanca parlamentare e se enjtes për ish-deputetin demokrat Shehu, kishte një moment me te rende sesa rrëzimi i kandidaturës se tij për KLSH. Ky ishte miratimi i ligjit te plehrave, për te cilin kreu i PD ne opozite Berisha e kishte kundërshtuar dhe kishte bere një beteje te ashpër kundër ish-kryeministrit Nano.