PD hedh poshte deklaratat e Rames per kopjim programi

Partia Demokratike hedh poshtë deklaratat e kryetarit socialist Edi Rama, se forca më e madhe politike e mazhorancës po i kopjon programin. Përmes një video-projektori përfaqësuesja e zyrës së shtypit në PD Laura Vorpsi, tregoi se si eksperti bullgar i ekonomisë i thirrur nga socialistët kundërshton aplikimin e menjehershëm të taksës progresive, siç ka premtuar Partia Socialiste. Për Partinë Demokratike, është absurde të pretendohet se demokratët po kopjojnë programin e Partisë Socialiste. Për PD-në “programit të Nastradinit në Shqipëri nuk i beson njeri, madje as vetë këshilltari i zotit Rama”