E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet socialiste i kerkojne Rames te respektoje statusin

Deputetët socialistë i kërkojnë kryetarit të respektojë rolin e kryesisë dhe statutin në përzgjedhjen e emrave për listën e deputetëve, që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar Asllan Dogjani, deputet i Kukësit tha për mediat se në këtë proces po shmangen institucionet partiake.

Por duket se lista e deputetëve të Qarkut të Kukësit për partinë socialiste tashmë është gati. Me spostimin e Asllan Dogjanit, një emër tjetër pritet të shtohet në këtë listë. Pas dorëheqjes nga nga organi i akuzës, kryetari Edi Rama ka prezantuar Vexhi Muçmatën, si kandidat për deputet në Kukës.

Prezantimi i Mucmatës, sipas deputetit aktual të Qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani tregon se Rama shpërfilli kërkesën e 250 socialistëve kuksianë. “Ky njeri hakmarrës nuk di as të reflektojë, pasi nuk i pëlqen e vërteta. Ai nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë një socialist i vërtetë. Ka menduar dhe mendon vetëm për interesat e veta” – shkruan depueti socialist në rrjetin social FB. Për Dogjanin, Rama po kërkon ta identifikojë Partinë me kryetarin, sic bënte diktatori Hoxha.
Kritikat në adresë të lidershipit socialist vijojnë edhe nga deputetët Erjon Braçe dhe Arbej Isaraj. Ne një dialog mes tyre ne Facebook brace I kerkonte Isarajit nje reagim duke shkruar “Fol e mbro të drejtat tona”, Isaraj pergjigjet me ironi “Ata që më parë ishin miqtë e rinj të PS-së, sot po përpiqen të largojnë kontribuesit e kësaj partie”. Me tej Isaraji shkruan: Para disa kohësh ftuam disa miq në shtëpinë tonë politike, por ata ndryshuan ngjyrën e shtëpisë, oborrin, derën, dritaren dhe dhomat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›