E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca ka prezantuar fanellat e reja per ndeshjet jashte fushe

Teknologjia në shërbim të ambientit.

Franca ka prezantuar fanellat e reja, me të cilat do të luajë në ndeshjet jashtë fushe.

Me ngjyrë të kaltër të hapur, veçoria e uniformave “Nike” është se janë realizuar nga shishet plastike.

Për çdo kostum të krijuar përdoren mesatarisht 13 shishe të ricikluara. Një risi që respekton ambientin, por edhe në shërbim të elegancës dhe paraqitjes.

Fanella e quajtur “Away 2013” ka një pullë në jakë dhe stemën e “gjelit” në krahun e zemrës.

Në të dyja mëngët janë ngjyrat blu e bardhe dhe e kuqe e flamurit francez. Poshtë jakës në pjesën e pasme spikat shkrimi “diferencat na bashkojnë”, që është kthyer në moton e përfaqësueses prej vitit 2011.

Teknologjia e përdorur favorizon qarkullimin e ajrit, materiali është 23 për qind më i lehtë dhe 20 për qind më rezistent.

Krijimi i fanellave nga riciklimi i shisheve plastike ka nisur prej Euro 2012, ku përveç Francës teknologjinë e re e kanë përdorur edhe Holanda e Portugalia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›