PD i kërkon “llogari“ Ramës dhe Begaj të tregojnë kriteret e ndjekura mbi zgjedhjen e Vlora Hysenit në krye të SHISH

Partia Demokratike i kërkon zyrtarisht Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj të tregojnë kriteret dhe procedurat që u ndoqën për propozimin dhe dekretimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Kërkesa është dërguar nga deputeti demokrat Klevis Balliu, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes dhe si deputet i pajisur me certifikatë sigurie.
Janë në total 78 pyetje që opozita i ka drejtuar Ramës lidhur me procedurën e propozimit të Hysenit, verifikimet e kryera përpara emërimit, lidhur me informacionet e administruara nga partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkohë, presidentit Begaj i janë drejtuar 68 pyetje lidhur me marrjen dhe shqyrtimin e propozimit për emërimin e Hysenit në krye të SHISH, Lidhur me informacionet e administruara nga Republika e Kosovës pas shkarkimit Agjencia Kombëtare e Inteligjencës.