PD: Çifti Rama-Meta thirrje për dhunë, për përfitime politike nga vrasja në Laç
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar liderët e PS-së Edi Rama dhe LSI Ilir Meta se duan të nxjerrin kapital politik nga vrasje tragjike në qytetin e Laçit.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi ka dënuar aktin dhe ka sqaruar se kandidati për deputet Mëhill Fufi dhe i afërmi i tij po bënin apel që të mos bliheshin vota.
"Politikanët e nekro politikës vrapuan të nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike të Laçit, një akt i pastër terrorist ndaj kandidatit të Partisë Demokratike, Mëhill Fufi. Politikanët e nekro politikës harruan të shprehin ngushëllime publike për familjen e viktimës dhe të përmendin plagosjen e kandidatit të PD dhe të afërmit të tij nga persona, mbështetës dhe përkrahës të PS dhe aleatëve të saj, disa prej të cilëve shkuan nga Tirana për motive të paqarta. Këta persona, thirrjes të kandidatit tonë, largohuni dhe mos ndani lekë këtu i janë përgjigjur me armë, duke plagosur kandidatin e PD dhe të afërmin e tij, Kastriot Fufi. Partia Demokratike dënon çdo akt dhune, fton qytetarët të votojnë të qetë, të marrin pjesë të gjithë në këto votime që janë të një rëndesie jetike për zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise në BE. Partia Demokratike i shpreh ngushellimet familjes së viktimës dhe i uron shërim të shpejtë kandidatit për deputet Mëhill Fufit dhe të afërmit të tij, Kastriot Fufi. Partia Demokratike dënon me ashpersi cinizmin, papergjegjeshmerine dhe thirrjen për dhunë të çiftit Rama –Meta, që të etur për pushtet shpallin se janë të gatshëm me çdo mjet të përmbysin qeverinë demokratike", deklaroi Vorpsi.
Partia Demokratike thekson se do të respektohet vota e lirë e shqiptarëve, çdo çmim dhe se çdo mjet tjeter, përveç votës së lirë, për të marrë pushtetin, ka vetëm një përgjigje ligjore: ‘dështimin e plotë dhe total të aventurës dhe aventurierëve të saj’.
(e.m/BalkanWeb)