Vëzhguesit Vendore: Pjesëmarrja në votime, 23.5% deri në mesditë
TIRANE- Koalicioni i vëzhguesve vendorë publikoi konkluzionet e vëzhguesve në terren, prej orës 07:00 deri në mesditë.
Sipas KVV-së, gjatë procesit të votimit janë vënë re një sërë problemesh, si hapje me vonesë e qendrave të votimit, ngatërresa me vendosjen e kapakëve të kutive, mungesa e materialeve zgjedhore, bllokim procesi nga ana e komisionerëve, orientim votimi, një numër më i vogël fletësh votimi në raport me numrin e zgjedhësve, votim familjar dhe janë ndeshur edhe raste votimi pa mjet identifikimi.
Ndërkohë, sipas koalicionit të vëzhguesve vendore deri në mesditë pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 23.5% në shkallë vendi.
Koalicioni i vëzhguesve vendore do të publikojë konkluzionet e tjera rreth orës 14.00.
(er.nu/BalkanWeb)