E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja e Kamzes Incidentin e provokoi Partia Socialiste

Reagimi Kreu i Bashkise Xhelal Mziu deklaroi se PS-ja kishte hequr flamujt e tyre

Dega e Partise Demokratike deklaroi se provokimet qe sipas saj militantet e Partise Socialiste po bejne ne Kamze po tensionojne fushaten elektorale per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ne nje deklarate per shtyp te deges se Partise Demokratike ne Kamze thuhet se subjekti politik Partia Socialiste po vijon me provokime te vazhdueshme me qellim krijimin e incidenteve nga me te ndryshmet. Sipas tyre rasti me flagrant eshte ai i ndodhur ne mesnate kur militante te kesaj force politike kane demtuar posterat e kandidatit per kryetar bashkie te Aleances per Qytetarin. Shtabi elektoral i Partise Demokratike - vijon deklarata - denon kete akt edhe per faktin se nje incident i tille ndodh pikerisht ne diten kur eshte paralajmeruar mitingu elektoral i Partise Socialiste ne Kamez me pranine e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Ne jemi te angazhuar dhe kemi demonstruar vullnetin tone per nje fushate elektorale te qete te kulturuar dhe qytetare sic eshte ne dinjitetin e qytetareve te Kamzes. Por akte te tilla te nxitura ne vazhdimesi nga eksponente te Partise Socialiste nuk i pergjigjen ketij vullneti. I bejme thirrje Partise Socialiste dega Kamez te vetepermbahet me qellim krijimin dhe ruajtjen e standardeve te nje fushate te denje elektorale - deklaroi dega e PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›