PD-ja i kthen pergjigje negative ofertes se Rames per hetimin e zgjedhjeve
Eljona Ballhysa -Partia Demokratike i ka dhene pergjigje negative ofertes se fundit te PS-se per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Megjithese oferta u be posacerisht nga kryetari i PS-se Edi Rama drejtuar kryetarit te PD-se Berisha pergjigjja nuk erdhi nga ky i fundit por nga kryetari i Grupit te PD-se. Astrit Patozi i ka derguar dje nje leter homologut te tij socialist Gramoz Ruci ne te cilen thekson se PD-ja nuk pranon hetim te pakufizuar te procesit zgjedhor. Patozi me tej i sugjeron PS-se qe ti drejtohet Gjykates se Strasburgut per kerkesen per rinumerim te votave ndersa per ceshtjet e tjera ti drejtohet Gjykates Kushtetuese dhe nepermjet saj Komisionit te Venecias. Kreu i Grupit Parlamentar te PD-se ne letren e tij pranon pjesemarrjen e PD-se ne komisionin hetimor dhe drejtimin e ketij komisioni nga opozita e cila do te kete dhe shumicen e votave.
Letra
Ne krye te letres Patozi rendit leshimet qe PD-ja i ka bere PS-se duke pranuar ngritjen e komisionit hetimor qe kerkohet nga PS-ja megjithese per kete nuk ka asnje detyrim nga Kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Sipas Patozit ndonese ligji per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore percakton se perberja e komisioneve parlamentare duhet te jete ne proporcion me perberjen e Parlamentit ne kemi pranuar dhe pranojme qe ju te kryesoni komisionin dhe te keni shumicen ne cdo votim te tij.
Kreu i Grupit demokrat argumenton se PD-ja nuk mund te pranoje kerkesen qe lidhet me hetim te pakufizuar te zgjedhjeve pasi kjo ndalohet ne nje sere vendimesh te Gjykates Kushtetuese. Ne propozimin tuaj ju rendisni nje seri ceshtjesh te lidhura me zgjedhjet per tu hetuar dhe kerkoni hetim te pakufizuar per te gjitha ato. Ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar. Kjo eshte sanksionuar qarte ne Vendimin Nr. 18 viti 2003 ne Vendimin Nr. 26 viti 2006 ne Vendimin Nr. 20 viti 2007 dhe ne Vendimin Nr. 22 viti 2010 te Gjykates Kushtetuese te cilat kane bere interpretimin e plote kushtetues te kompetencave per komisionet hetimore parlamentare. Ndaj jemi dakord te hetojme se bashku cdo ceshtje por kjo ne perputhje me Kushtetuten e vendit parimin e ndarjes se pushteteve Kodin Zgjedhor vendimet te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Apelit te cilat kane te bejne me objektin e hetimit te komisioneve parlamentare dhe hetimin e zgjedhjeve- shkruan Patozi ne letren drejtuar Rucit. Me tej kryetari i deputeteve demokrate propozon ngritjen menjehere te komisionit hetimor nisjen e hetimeve per te gjitha ceshtjet qe kerkon PS-ja pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit. Ai i propozon PS-se qe per hetimin e ceshtjeve per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ti drejtohen Gjykates se Strasburgut konkretisht per Vendimin Nr. 8 dt. 22.07.2009 te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes me te cilin eshte hedhur poshte kerkesa per rinumerimin e votave.
Ndersa per vendimet e Gjykates Kushtetuese ne te cilat kjo gjykate nuk e lejon komisionin hetimor parlamentar te hetoje ceshtje te juridiksionit te gjykatave ju mund ti adresoheni Gjykates Kushtetuese e ne rast se kjo e fundit deshiron ti drejtohet pastaj Komisionit te Venecias per interpretimin e vendimeve te saj - shkruan Patozi.
Ne perfundim te letres ai e fton PS-ne te pergatise amendamentet per reformen zgjedhore. Ne serish e perserisim propozimin tone qe ne Komisionin e Reformes Zgjedhore ose edhe jashte tij ne Grupin tuaj Parlamentar ju te hartoni te gjitha amendamentet per te adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Shumica parlamentare do ti votoje ato pa asnje ndryshim pasi te keni marre opinionin e Komisionit te Venecias dhe te OSBE/ODHIR-it - shkruan Patozi i cili perfundon letren duke shpresuar se oferta e PD-se do te konsiderohet nga PS-ja.
Objekti
Komisioni hetimor me afat 4-vjecar te hetoje
Akuzat dhe dyshimet publike te ngritura nga partite politike si dhe nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne fuqi.
Zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimin e te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit hetimin e mundesise se votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem si dhe hetimin e rasteve te votimit familjar.
Pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-ve.
Verifikimin e zbatimit te ligjit ne lidhje me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to apo te lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile.
Shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren e kritereve te zbatuara ne caktimin e qendrave te votimit ne ambientet private.
Zbatimin e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009.
Veprimtarine e administrates se KQZ-se lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave.
Perdorimin e mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim nga puna.
Berisha Opozita ka hapesira te medha per te zgjidhur pretendimet e saj
Edhe kryeministri Berisha gjate mbledhjes se djeshme te Grupit Parlamentar te PD-se vleresoi letren e Patozit drejtuar PS-se ndersa shtoi se PS-ja ka te gjitha hapesirat per te zgjidhur pretendimet e saj. Berisha tha se PD-ja nuk mund te pranoje hetimin e pakufizuar. Zoti Patozi i dorezoi sot pergjigjen kryetarit te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Une mendoj se eshte nje pergjigje qe respekton plotesisht dhe teresisht te gjithe kerkesat e opozites pervec asaj te pakufizuara apo i pakufizuar. Pervec atij qe eshte ne qiell ne tokesoret nuk e kemi kete por perseri jane mekanizmat sepse ka mekanizma komplementare per te trajtuar cdo problem. Pakufizimi fatmiresisht nuk ekziston ne dore te askujt. Ekzistojne ca kufij qe i marrin te tjeret dhe i zgjidhin. Nuk i zgjidh dot ti por i zgjidhin te tjeret. Them se pergjigjja eshte shume e drejte konstruktive i krijon nje hapesire te madhe opozites per te zgjidhur pretendimet e saj. Pretendimet jane pretendime qe opozita ka dhe ne nuk i jemi larguar asnjehere - eshte shprehur Berisha.
2 Nentor 2010